Shqipëria bën lojën, Suedia golin! Kombëtarja disfatë 1-0 në Stockholm, dy humbje në tre ditë

25 Mars, 20:27 | Përditesimi i fundit: 2024-03-25 20:56:36

Kombëtarja e futbollit harron të shënojë dhe të fitojë. Kuqezinjtë e Sylvinhos humbën 1-0 kundër Suedisë në Stockholm, teksa kjo është disfata e dytë në tre ditë pas asaj me Kilin. Kuqezinjtë "futën ujë" në prapavijë duke pësuar katër gola në pak ditë, duke mos shënuar asnjë.