Pasioni mbi gjithçka, Ymer Ademi 2 orë rrugë për të dhënë mësim! Sot koleg me ish-nxënësin: Krenari e madhe! I riu: Shërbej në vend, s'dua të largohem

7 Mars, 12:10

Festa e mësuesit për Ymerin dhe Nexhmedinin këtë vit është e veçantë, pasi nga mësues dhe ish-nxënës ata sot janë koleg. Ymeri për pak muaj del në pension, ndërsa Nexhmedini, 24 vjeç, sapo ka nisur këtë rrugëtim, me moton që nëse kontributi nuk jepet në vendlindje, atëherë shoqëria nuk do të ecë përpara. Të dy ata na tregojnë dashurinë e madhe për profesionin.