Pasojat e përmbytjeve, Von der Leyen në Slloveni! NATO e BE ndihma për dëmet e shumta

9 Gusht 2023, 13:48

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vizitoi këtë të mërkurë Slloveninë pas përmbytjeve katastrofike që sollën edhe disa të vdekur në këtë vend.  Ajo dhe kryeministri slloven Robert Golob vizituan zonat e përmbytura ndërsa zyrtarja e BE në axhendë ka edhe një fjalë para deputetëve slloven.