Autoritetet ukrainase kanë publikuar pamje nga pasojat e rënda të shkaktuara në qytetin ukrainas Kharkiv, pas një sulmi rus në një pallat banimi, duke shkaktuar viktima dhe 36 të plagosur.
Autoritetet bëjnë me dije se në mesin e viktimave janë dhe dy djem të moshave 11 dhe 15 vjeç.
Forcat ruse raportohet se kanë përdorur bombat e llojit FAB-500 për të sulmuar pallatin nëntëkatësh në Harkiv, qytetin e dytë më të madh në Ukrainë.