Pavarësisht vendimit të Gjykatës së Lartë, ndërtimi i hidrocentraleve vazhdon në Parkun Kombëtar të Valbonës

12 Tetor 2021, 15:44

Tingujt e ndërtimeve të jashtëligjshme zhurmojnë në të gjithë Parkun Kombëtar të Luginës së Valbonës ndërsa makineritë punojnë intensivisht në hidrocentralet që do të degradojnë më tej lumin dhe bukuritë e Alpeve Shqiptare. 

Në korrik të këtij viti, pas luftës së gjatë ligjore nga banorët e Luginës së Valbonës, Gjykata e Lartë vendosi të pezullojë të gjitha punimet ne hidrocentralet e sipër përmendura. Sipas vendimit, pezullimi i punimeve do të mbetet i vlefshëm derisa Gjykata të vendosë nëse ndërtimi i hidrocentraleve është bërë në përputhje me ligjin. Gjykata përkatëse ende nuk ka marrë një vendim, duke e bërë të paligjshëm ndërtimin aktual të hidrocentraleve brenda Parkut Kombëtar.