PD: Do rritet çmimi i naftës dhe taksat! Ministrja Denaj: Produkt i një fantazie për të ardhur keq

11 Korrik 2019, 18:45

Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Anila Denaj ka mohuar zërat se do të rritet taksa për karburantin, siç LSI dhe  PD kanë pretenduar ditëve të fundit. Në një reagim të shkurtër, Denaj shkruan se kjo është thjeshtë një fantazi e PD-së, teksa theksoi se jo vetëm taksa për naftën, por asnjë taksë tjetër nuk do të pësojë rritje.

"Kur e humbet debatin, i humburi kapet pas sajesave! Kjo m’u kujtua duke dëgjuar Lulzim Bashën që flet për rritje të taksës së karburantit. Një tjetër produkt i një fantazie gjithnjë e më shumë për të ardhur keq! S’ka rritje taksash, s’ka taksa të reja", shkruan Denaj.Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe kryeministri Edi Rama i cili ka shpërndarë statusin e Denajt duke shkruar: “E vërtetë”.

    No videos found.