Kryebashkiakët e PD-së nuk i lirojnë zyrat, Basha në Selenicë e Vlorë: Do i japim fund tranzicionit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar sot në Selenicë me strukturat partiake në këtë bashki, e cila drejtohet nga Përparim Shaneti i Partisë Demokratike. Duke e konsideruar të pavlefshëm, antikushtetues dhe antilgjor farsën e 30 Qershorit, kreu i opozitës tha se “Kryetari legjitim i Bashkisë së Selenicës është Përparim Shameti dhe ai do të jetë në këtë pozicion derisa në vend të mbahen zgjedhje të rregullta e demokratike, në të cilat ai do të rikonfirmohet si kryebashkiak i Selenicës”-u shpreh Basha.

Kreu i opozitës tha se demokratët duhet t’i shërbejnë mesazhit më të madh që dha 30 Qershori '85 perqind e shqiptarëve refuzojnë regjimin e Edi Ramës dhe duan ndryshimin. Ata duan jo thjesht të ikë një parti dhe të vijë një tjetër, por duan ndryshimin e vërtetë, që i jep fund tranzicionit 30 vjeçar”- tha kreu i opozitës.  “Ne nuk jemi në betejë për karriget tona, - shtoi Basha, - por për të mbrojtur interesin publik, për ndryshimin rrënjësor të sistemit, që e keqja që solli Edi Rama, të mos përsëritet më kurrë"

Basha theksoi se fokusi kryesor duhet të jetë tek biznesi i vogël për t’i shpjeguar atij ndryshimin që vjen me qeverisjen e vendit nga PD për ringritjen e tyre përmes uljes së taksave dhe sjelljes së administratës tatimore. Basha solli në vëmendje propozimet kryesore konkrete të paketës së PD për biznesin e vogël.

Klasifikim si biznes i vogël për xhiro nën 140 milionë lek të vjetra në vit, 0.5% taksë e xhiros vjetore si e vetmja taksë për biznesin e vogël, ulje e çmimin të naftës me 300 lekë për litër, ulje deri në 20% e çmimit të energjisë” tha ai. 

Më pas, ndalesa e tij e radhës ishte Vlora, u ripërsëriti deklaratën e tij se në  30 qershor, qytetarët braktisën qeverinë e Ramës.

“Braktisja e votimeve moniste nga qytetarët e Vlorës tregoi se ata duan të jetojnë si qytetarë europianë dhe jo si skllevër të krimit dhe korrupsionit Kjo është një nga arsyet pse 85% e shqiptarëve e refuzuan regjimin e Edi Ramës më 30 qershor”-tha Basha.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vloree: 11/07/2019 15:03

    Oluli ca do aty ..... hahaha

    Përgjigju
  • Debili: 11/07/2019 13:14

    Ore Lulzim mblidh mend e kokes ore gomar,qenke kokrra e debilit e kokrra e mashtruesit,po kush ti ka lene bashkite ty yt ate apo jot eme mor maskara

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU