Taksa e re mbi naftën, LSI: Kemi çmimet më të lartë na rajon, qeveria e paaftë për të ulur evazionin

Ish-deputeti i LSI, Përparim Spahiu në një deklaratë për mediat u shpreh se qeveria vazhdon të rrisë taksën e naftës për të rritur të ardhurat e munguara në buxhet. Po ashtu tha se qeveria nuk merr parasysh asnjë nga vlerësimet e Komisionit Europian, që këshillon mos rritje të mëtejshme të tatimeve dhe taksave. 

Listës së taksave që qytetarët paguajnë mbi naftën shumë shpejt mund t’i shtohet edhe një tjetër. Pasi e pezulloi për disa muaj, qeveria ka riaktivizuar sërish projektligjin, i cili vendos tarifë shtesë mbi karburantet për të financuar rezervën e detyrueshme të sigurisë.

Deklarata e Përparim Spahiut
Paaftësia për të ulur evazionin fiskal, pamundësia e bizneseve për të paguar tatimet dhe taksat, administrata e korruptuar tatimore, bënë që qeveria të propozojë një rritje të re takse mbi naftën. Edhe pse qeveria e quan tarifë, ajo është një taksë direkte, pasi qytetarëve nuk i ofrohet asnjë shërbim shtesë duke anashkaluar Parlamentin, si organi i vetëm që mund të rrisë apo të ulë tatimet dhe taksat.

Ashtu si ligjin për ndryshimin e tatimit mbi dividendin, projektligji i Ministrisë së Energjisë për rezervën e karburanteve do të rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese. Qeveria i thotë taksës tarifë, sepse nuk ka Gjykatë Kushtetuese që ta pengojë atë. Ndaj qytetarëve u ka mbetur vetëm një gjë, ta paguajnë atë si një grabitje të re çdo ditë nga xhepat e tyre.

Edhe pse Shqipëria është vendi me çmimin më të lartë të naftës në rajon, qeveria gjen rrugën më të shkurtër, atë të taksimit direkt mbi naftën për të rritur të ardhurat e munguara në buxhet. Ne nuk presim që qeveria të reflektojë për qëndrimin e opozitës, por të paktën të merrte parasysh ndonjë nga rekomandimet e Fondit Ndërkombëtar Monetar, si dhe vlerësimet e Komisionit Europian, kur ky i fundit këshillon direkt me mos rritje të mëtejshme të tatimeve dhe taksave. Gjithashtu në analizën e tij Komisioni e vë theksin te niveli i lartë i Borxhit Publik, mbledhjen e taksave nën potencial, nivelin e ulët të konkurrueshmërisë, papunësinë e lartë te të rinjtë, cilësinë e ulët të edukimit dhe mungesën e vlerësimit të rrezikut për pagesat që duhen bërë për projektet e Partneritetit Publik Privat.

Modeli ekonomik i Rilindjes, model që në fakt nuk kërkon asgjë përveçse partneritetit për të futur në borxh sa të munden shqiptarët për 15-20 vitet e ardhshme, është shkaku kryesor që shqiptarët kanë mbushur sheshet në protesta. Ky model i dështuar është thelbi se përse kjo qeveri kusare duhet rrëzuar, pasi ajo nuk prodhon asgjë veç varfërisë dhe largimit të shqiptarëve nga vendi i tyre.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja