Kreu i ri i bashkisë së Shkodrës, Valdrin Pjetri u është përgjigjur edhe një herë akuzave të Partisë Demokratike për sa i përket pastërtisë së tij me drejtësinë.
PD ka ngritur pretendime ndaj Pjetrit se ai ka probleme me shtetin italian madje ka bërë edhe një kërkesë në prokurori për të verifikuar nëse ai ka fshehur te kaluarën në formularin e dekriminalizimit.
Edhe pse Pjetri i ka mohuar akuzat edhe më parë duke thënë se është i hapur për çdo lloj verifikimi, PD nuk është ndalur me akuzat ndaj. I gjendur në këtë situatë Pjetri ka publikuar dy certifikata ku në to deklarohet nga organet në Itali se ai nuk ka probleme dhe se nuk është marrë kurrë si i pandehur.
PD e akuzonte Pjetrin se shteti italian e ka përzënë në vitin 2002 dhe deri në 2010 nuk ka hyrë më në shtetin fqinj, Pjetri por në dokumentet e publikuara nga kryebashkiaku i ri i Shkodrës këto akuza bien.
Pjetri i ka quajtur akuzat asgjë më shumë sesa dështime që thjeshtë kërkojnë t'i njollosin emrin.
Në dy certifikatat e publikuara nga Pjetri, Ministria e Drejtësisë në Itali e shpall 'Nul' pjesën e dënimeve për Pjetrin që do të thotë se ai nuk ka probleme me drejtësinë italiane.
Ndërsa në prokurën e Republikës, Firenze thuhet se Pjetri nuk është marrë asnjëherë si i pandehur.
PD e akuzon, Pjetri publikon certifikatat e pastërtisë së figurës në Itali
No videos found.