PD: Rama promovues i kriminelëve në pushtet, pse hesht për Pjetrin?

TIRANË- Partia Demokratike ka vijuar akuzat për kryebashkiakun e dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, Valdrin Pjetri.

Ndonëse ky i fundit i mohoi akuzat e ardhura nga selia blu, sot PD-ja me anë të Sekretarit të Përgjitshëm Gazment Bardhi, ka "përdorur" Pjetrin për të sulmuar kryeministrin Edi Rama.

Në daljen përpara mediave, Bardhi tha se Rama me ardhjen e tij në pushtet ka promovuar në politikë figura me të shkuar kriminale dhe se me anë të tyre po përpiqet që të mbajë karrigen e pushtetit.

Deklarata e Plotë

 Edi Rama është sot promovuesi më i madh i krimit në Shqipëri. Që prej ardhjes së tij në pushtet, ai ka promovuar në politikë mbi 300 zyrtarë nga niveli më i ulët deri tek deputetë dhe kryetarë bashkie. Pushteti i tij i ka themelet tek krimi dhe kjo është arsyeja pse ai nuk heq dorë nga promovimi i trafikantëve të drogës në majat e pushtetit të tij.

Valdrin Pjetri është njëri prej tyre. Edi Rama e ka ditur që Valdrin Pjetri është dënuar në Itali për trafik droge, por sërish, i besoi atij drejtimin politik të qarkut më të madh të veriut të vendit.Heshtja e Edi Ramës tregon se ai e ka ditur këtë fakt, kur e emëroi Drejtor të Hipotekave, kur e emëroi prefekt të Shkodrës, kur e emëroi kandidat për Bashkinë e Shkodrës. Me një trafikant droge në krye të bashkisë, Edi Rama ka  ndërmend t’ia dorëzojë Shkodrën edhe zyrtarisht, krimit të organizuar. Edi Rama nuk ka ndërmend të mbajë asnjë përgjegjësi që i ka propozuar shkodranëve për kryebashkiak një trafikant droge, të dënuar në Itali në vitin 2003.

Dje, Edi Rama e detyroi Vladrin Pjetrin të gënjente qytetarët e Shkodrës dhe të pohonte se ai nuk ka qenë i arrestuar, i dënuar apo dëbuar për trafik droge. Edi Rama kërkon ta kalojë në heshtje këtë fakt tjetër të rëndë të bashkëqeverisjes së tij me krimin.

Edi Rama i ka të gjitha mundësitë institucionale që të verifikojë brenda 24 orëve që akuza e Partisë Demokratike, se Valdrin Pjetri është subjekt i ligjit të dekriminalizimit dhe një person i dënuar për trafik droge, është e vërtetë. Heshtja e tij provon se ai e ka kryer këtë verifikim. Prandaj Edi Ramës, si njeriu që në politikë ka promovuar vetëm trafikantë dhe vrasës, i mbetet vetëm një zgjidhje: të ikë bashkë me Valdrinin! Të japë dorëheqjen dhe të largohet me turp si Kryeministri, i cili u imponon qytetarëve të Shkodrës, të qeverisen nga një i dënuar për trafik droge. Të njëjtën gjë bëri me Kavajën, me Krujën, me Laçin, me Lezhën, me Tepelenën, me Vorën. Të njëjtën gjë bëri me dhjetëra mijëra shqiptarë të tjerë, të cilët i detyroi të përfaqësohen në parlament me vrasës, trafikantë të qenieve njerëzore dhe kriminelë të tjerë të rrezikshëm.

Partia Demokratike e siguron Edi Ramën se duke heshtur, nuk e shpëton dot as veten, as trafikantin e preferuar të drogës në Shkodër! E vërteta nuk ka për të vonuar. Makinacionet për të tërhequr Valdrin Pjetrin për të shpëtuar karrigen e Kryeministrit, siç i thonë në Shkodër, janë të dala boje.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tani: 10/08/2019 23:26

    Opozit e turpit e mashtrimit e genjeshtres e manipulimit.I mjeri vendi im me kte opozite mjerane e pa afte per gjetjen e alternative.Opozit nuk behet me mashtrime,genjeshtra,manipulime e me hedhje balte mbi persona te ndryshem.E drejta tashma ndonse vonoj por doli.Valdini tashma ka ne dore 2 dokumentat e prekuroris italiane qe pergenjeshtrojne genjeshtrat e mashtrimet tipike te PD deges SHKODER e ne vecanti kryesin me te larte te PD ne shqup.Turp te keni halabak te paftyre mashtruesa e genjeshtar sa me nuk behet

    Përgjigju
  • peoples: 10/08/2019 19:11

    Kush eshte Tiranas e mban mend Toren.Tore by*a i thoshnin...Edhe ky punet e shtetit do ti beje me By*E...

    Përgjigju
    • Ben Tironci: 10/08/2019 20:11

      By** ka dale ne mode

  • Ky po: 10/08/2019 16:41

    Kandidat potencial per Kryeminister te Shqiperise tralle dalin figura te tilla... por thone qe eshte udheqes largpames i LGBT

    Përgjigju
  • Populli: 10/08/2019 16:22

    Ik more Plehre se Qelbe dynjane VALDRIN Pjetrit ti bashke me banditet e tu ti vini anash

    Përgjigju
  • Meta: 10/08/2019 14:37

    Ktheu kah eprorete-nga je I varur, qe reciton tekste per te fituar persheshin! Rrumpalla dhe narcisoidi yt! Sa vodhen vertete!?sa vrane ne Gerdec e 21 Janar?!! apo nga Hoxha e deri te Olldashi!!?Sa vodhen e stervodhen??!!! si formuan Lazaratin qendre evopijane te droges!!!??? Kush ua shkermoqi Lazaratin???!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë