PD e Alibeajt apo e Berishës? Sula: Do i kërkoj grupit parlamentar të shkojmë para dyerve Apelit, duhet një vendim! T’i jepet fund kësaj agonie

28 Shtator 2022, 14:20

TIRANË- Në Apelin e kryeqytetit ende nuk ka asnjë datë për të shqyrtuar kërkesën e ankimimit të PD-së zyrtare të Enkelejd Alibeajt për procesin e regjistrimit të PD-së (Rithemelimi) nga gjyqtari Agron Zhukri. Në lidhje me këtë deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula tha i ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, se ai do t’i kërkojë grupit parlamentar të PD-së që të shkojnë para dyerve të gjykatës së Apelit dhe t’i jepet fund kësaj agonie. Sipas Sulës vetëm vendimi i gjykatës, do të jetë edhe piknisja për bashkimin e demokratëve dhe për përballjen në zgjedhjet vendore të 2023.