PD pa kryetar, Pampuri në Report Tv: Basha tashmë është përfshirë në garën brenda partisë

29 Maj 2023, 14:51 | Përditesimi i fundit: 2023-05-29 15:53:42

Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri e ka cilësuar një rikthim të ish kryedemokratit Lulzim Basha. E ftuar në Sot Live në Shqipëri me gazetarin e Report Tv, Nertil Agalliu, Pampuri thotë se Basha po përfshihet në garën për kryetar të Partisë Demokratike. Megjithëse nuk shprehu simpati të drejtpërdrejtë, Pampuri tha se mjafton të zgjidhet një kryetar i cili është i pastër nga ana politike dhe nga korrupsioni.