PD pas Kuvendit Kombëtar, Kadilli në Report Tv: Të vendosim nëse do ndahemi nga e kaluara dhe nëse jemi me drejtësinë e re! Fjalimi i Bashës? Askush s'mban mend asgjë

21 Korrik 2021, 19:18 | Përditesimi i fundit: 2021-07-21 18:35:49

Fatbardh Kadilli e konsideron Kuvendin Kombëtar të PD si një aktivitet që nuk dha asnjë përgjigje se si do të jetë opozita e re. Sipas tij nuk pati një demonstrim të qartë që do të tregonte reflektim. I pyetur se ç'shije i la fakti që kur mori fjalën në Kuvend Basha iku,  Kadilli thotë se kreu i PD do të duhet ta dëgjonte fjalimin e tij dhe jo ato fjalime që i kishte lexuar më parë.