PD: Qeveri kujdestare kusht për opozitën përkrahet nga ndërkombëtarët

8 Maj 2020, 09:27

Emisioni Repolitix trajtoi situatën epidemiologjike në vend dhe në disa shtete të Europës, reformën zgjedhore dhe në fund një homazh për arkitektin dhe piktorin e madh Maks Velo I cili u nda nga jeta në moshën 84 vjecare. Në pjesën e parë lidhje skype me kryetaren e Komitetit Teknik Mira Rakacolli e cila bëri një analizë të shifrave të deritanishme të epidemisë që do të cojnë drejt hapjes graduale. Në pjesën e dytë u trajtua reforma zgjedhore dhe qëndrimi I PD për këtë reformë. Në lidhje skype sekretari për cështjet zgjedhore në PD Ivi Kaso prezantoi propozimet e opozitës për këtë reformë . Në pjesën e tretë lidhje skype me doktor Kita Sallabanda nga Madridi I cili foli për situatën e covid 19 në Spanjë . në fund homazh për Maks Velon që u nda sot nga jeta . Në lidhje skype arkitekti Artan Shkreli i cili foli për personalitetin dhe figurën e Maks Velos.