PD Vijon e vetme rrugën pas 25 prillit! Analizë pa aleatët

22 Qershor 2021, 16:47

Ndonëse rezultatin e 25 prillit, PD e mori në koalicion me partitë aleate, analizën për humbjen e zgjedhjeve po e bën pa ta. Kreu i PD Lulzim Basha nuk ka zhvilluar takime që pas humbjes së zgjedhjeve me aleatët, të cilët pavarësisht vendimit të demokratëve kanë deklaruar se do të futen në parlament në shtator.