PE rezolutë për hetim ndërkombëtar të zgjedhjeve në Serbi: Nuk siguroi standardin! Rishohim fondet e BE-së

8 Shkurt, 15:41

Deputetët e Parlamentit Evropian dakordësohen në një rezolutë për hetim ndërkombëtar të parregullsive të zgjedhjeve në Serbi. Rezoluta hidhet sot për votim ku eurodeputetët kërkojnë që pas hetimit edhe rishikim të fondeve të BE për Serbinë dhe plotësimin e kushteve në procesin e negociatave për integrimin.