Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit, me mijëra besimtarë i drejtohen vendit të shenjtë: Ndezim qirinj për mbarësi për familjen! Baba Mondi: U lutëm për paqe dhe dashuri

21 Gusht 2021, 19:01 | Përditesimi: 21 Gusht 2021, 19:01

Pelegrinazhi në Malin e Shenjtë të Tomorrit që cilësohet edhe si Festa e Shenjtë e Bektashinjve ka filluar më 18 gusht dhe do të zgjasë deri më 25 Gusht dhe mbledh çdo vit në Teqenë e Kulmakut rreth 300-400 mijë pelegrinë nga e gjithë Shqipëria, diaspora e bota. Për mbarëvajtjen e fluksit të lartë të qytetareve që shkojnë në peligrinazh Policia e Shtetit ka marrë masat duke rritur prezencën e saj në rrugë. Ndërsa, Baba Mondi ka uruar të gjithë besmtarët që të kenë paqe e dashuri mes njëri tjetrit.

LR/Shqiptarja.com