Peleshi në Gjormë të Selenicës: Ka ende banorë në fshat, duhet evakuim urgjent! Të shmangim më të keqen

5 Gusht 2021, 13:45

Duke marrë shkas nga situata emergjente e krijuar nga zjarret në disa fshatra të Selenicës në Vlorë, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është transferuar me 40 trupa ushtarake në zonë.

"Na u desh të shkëputemi me rreth 40 trupa në këtë zonë të fshatrave të Selenicës pasi kemi një situatë të vështirë. Helikopteri po ndërhyn. Era është totalisht e pafavorshme. Sapo mbylla një telefonatë me drejtorin rajonal të policisë dhe i komunikova urgjencën e evakuimit të njerëzve. Ka akoma njerëz në fshat. Të shmangim më të keqen.