Pengjet e liruar nga Hamasi: Prisnim deri dy orë të shkonim tualet! Familjarët: Humbën 6-8 kilogramë për 50 ditë

26 Nëntor 2023, 21:34

Të afërm të pëngjeve të Hamasit të cilët janë lënë të lirë më herët, dëshmuan se familjarët e tyre ishin mbajtur totalisht të izoluar. Nevv York Times, citon një një nënë të liruar në Gaza me djalin e saj të vogël se ata kishin fjetur në karrige. Një 85-vjeçare nga një familje tjetër tha se teksa mbaheshin peng gati kishin humbur sensin e kohës. Vetë pengjet nuk kanë folur drejtpërdrejt pasi shumica ndodhen në spitale ndërkohë që informacionet rreth tyre janë të klasifikuara nga Izraeli.