Pengmarrje pas një sherri në Lezhë, i riu merret me forcë në makinë nga 2 persona, policia në ndjekje të 2 automjeteve

3 Prill, 16:12 | Përditesimi i fundit: 2025-04-03 17:19:11

LEZHE-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në autostradën Lezhë-Tiranë, ku dyshohet për një rast pengmarrjeje.

Sipas informacioneve paraprake, disa persona që mbërritën me një automjet në një biznes përgjatë autostradës kanë marrë me forcë një person dhe janë larguar menjëherë.

Burime bëjnë me dije se viktima e dyshuar e pengmarrjes është shtetasi Dod Gjoka.