Pensionoi Mike Tyson, Hysa bëhet gati për kundërshtarin britanik: Me tifozët ia dal, shumë shpejt synoj titujt

11 Nëntor 2022, 12:02

Boksieri shqiptar i peshave të rënda Nelson Hysa të dielën do ndeshet me Dany Williams, me qëllimin për të marrë fitoren e pestë në po kaq ndeshje. Për Report TV ai thotë se nuk i trembet faktit që në të kaluarën anglezi ka mposhtur Mike Tyson, ndërsa shton se vitin e ardhshëm synon të fitojë një titull prestigjioz.