Pentagoni: Nëse Ukraina bie, NATO-ja do të duhet të luftojë me Rusinë! Putin nuk do të ndalet

1 Mars, 14:57

“Nëse Ukraina bie, besoj vërtet se NATO-ja do të duhet të luftojë me Rusinë”. Kështu tha Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, duke nënvizuar, gjatë një seance dëgjimore në Kongres, se “ne e dimë se nëse Putin ia del mbanë këtu, nuk do të ndalet, do të vazhdojë të ndërmarrë veprime të tjera agresioni në rajon”.