Për Gjykatën e Tiranës vjedhja e rrogave të 680 mijë qytetarëve s'është skandal! Gjyqtari pa vetting, Artan Gjermeni liron të arrestuarit! 2 punonjësit e Tatimeve bëhen bashkëpunëtorë të drejtësisë

10 Janar 2022, 11:46 | Përditesimi i fundit: 2022-01-10 13:02:20

Me një vendim skandaloz, gjyqtari Artan Gjermeni liroi nga qelia të 4 personat e arrestuar me bujë si përgjegjës të publikimit të të dhënave personale të 680 mijë qytetarëve, duke caktuar masat e sigurisë 'detyrim paraqitje' për eksperten e IT te Tatimet Eni Qirjakon si dhe 'arrest shtëpie' për 3 të arrestuarit e tjerë, ekspertin tjetër të IT te Tatimet, Andi Agaraj dhe dy përmbaruesit privat Klodian Sota dhe Endri Ikonomi.