Për herë të parë në Shqipëri ‘Java Kulturore Meksikane’! Festohet 50 vjetori i marrëdhënieve diplomatike

12 Nëntor, 15:13

Për herë të parë në vendin tonë do të organizohet Java Kulturore Meksikane. Nga datat 13 deri me 16 Nëntor, kjo javë do jetë e mbushur plot me evente, ku arti dhe tradita bashkohen në një festë të paharrueshme kulturore. Jo vetëm kaq, pasi  këto evente do jenë edhe  si një mënyrë për të festuar 50 vjetorin e marrdhënieve diplomatike Shqipëri-Meksikë.

Përgjatë këtyre ditëve do mund të shijoni shfaqje filmash e dokumentarë që do t’ju njohin me histori njerëzore emocionuese. Mund të merrni pjesë në një bisedë me Ambasadorin e Meksikës dhe në inaugurimin skulpturës Alebrije “Fëmija Monarca”, teknikë karakteristike e artit meksikan. E nuk ka si të mungonë zbulimi i shijeve meksikane me anë të degustimit të pjatave tradicionale dhe tequila-ve. Po ashtu do të shijoni tingujt e muzikës së Israel Varela Ensemble, në një koncert live.

 Programi i Javës Kulturore Meksikane do të nise më 13 Nëntor, ora 11:00, në ambientet e COD në Kryeministri, me një aktivitet "Diplomacia dhe Kultura", ku pjesëmarrës do të jetë edhe Ambasadori i Meksikës në Itali, Carlos Eugenio Garcia de Alba Zepeda. Ky i fundit, do të mbaje edhe me datë 14, ora 19:00, një konferencë me temë “Diaspora Meksikane, politikat publike” si dhe do të nënshkruaje një Memorandum Mirëkuptimi midis AIIS dhe COMEXI.

    No videos found.