Çështja e Belinda Ballukut dominoi punimet e Kuvendit, ku opozita kërkoi prezencën e saj në sallë, pasi u mor e pandehur nga SPAK për çështjen e tunelit të Llogarasë.
Por, gjatë seancës plenare nuk mungoi as një lapsus nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili iu drejtuar deputetit Belind Këlliçi duke e quajtur “Zoti Balluku”.
“Për procedurë zoti Balluku, Zoti Këlliçi”, tha Peleshi në Kuvend, ndërsa salla shpërtheu në të qeshura.
Ngatërresa e Peleshit u nxit ndoshta nga përplasja e brendshme në PD, me Sali Berishën që pak ditë më parë deklaroi se protestat që udhëhoqi deputeti i tij kundër Erion Veliajt para bashkisë, kishin pasur mbështetjen të Belinda Ballukut dhe njerëzve të saj.




















