Për të vulosur kualifikimin, Shqipëria sot më 18:00 përballet me Moldavinë! Sylvinho i beson formacionit fitues! Na duhet një pikë

17 Nëntor 2023, 09:40

Për të vulosur kualifikimin dhe për të shkruar sërish historinë. Shqipëria luan sot në Moldavi një nga ndeshjet më të rëndësishme ku na duhet vetëm një pikë. Sfida për Euro 2024 nis në 18:00 në një stadium që do jetë plot e trajneri Sylvinho me bindje thotë se Kombëtarja nuk luan për barazim.