‘Për Tiranën manipulimet filluan para zgjedhjeve’, delegati i shoqatës së Tiranës në futboll denoncon: Nuk zhvillohet asambleja në bodrumin e FSHF-së

28 Janar 2022, 14:09

Administratori i akademisë së ‘Ali Demit’, Ergys Kadiu, në studion e Report TV tregoi se si u bë manipulimi me zgjedhjet në shoqatën rajonale të futbollit në Tiranë. Kadiu u shpreh se manovrat kishin filluar para se të shkohej në procesin zgjedhor, ndërsa atje sipas tij u vulos ‘masakra’. Kadiu thotë se në sallën e zgjedhjeve pa persona që përfaqësonin futbollin e Tiranës të cilët nuk i kishte ndeshur në 20 vite, ndërsa fillimisht e nisi duke treguar se çfarë kriteri duhet për t’u bërë delegat në një shoqatë rajonale.

“Pjesa e delegatëve ka mbetur në dorë të federatës se si interpreton. Statuti thotë se kush ka 100 fëmijë është automotikisht delegatë, kur ke 200 je 2 delegatë. Ne kemi më shumë se 200 fëmijë dhe federata na vendosi dy delegatë. Shoqata e Tiranës këto 4 vite ka patur kryetar Sulejman Memën, por ka qenë inekzistente. Jo vetëm për akademinë tonë, por në të gjithë Tiranën. Tani u zgjuan se erdhën zgjedhjet. Me shoqatën e Tiranës kemi komunikuar me emaile,”-u shpreh a