Per vlonjatin...Sa të mbarojë në Ekuador direkt këtu! E kërkojnë edhe belgët .. Zbardhen përgjimet e Dedan Gjonit, nxirrte informacion nga Interpoli për Dritan Rexhepin

23 Nëntor 2023, 18:35

Në dosjen e SPAK zbulohet se Dedan Gjoni dyshohet se ka ndërhyrë për të verifikuar edhe nëse ishte emri i Dritan Rexhepit.

Dedan Gjoni në periudhën 25.02.2020 deri më 05.11.2021 ka qenë i emëruar oficer policie në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan. Në dosje thuhet se gjatë kësaj kohe ka komunikuar me një person që në aplikacion  identifikuar si përdorues i SkyECC DM16CF i ka kërkuar që të verifikojë në sistemin Interpol nëse ai vetë dhe disa shtetas kishin probleme në Interpol, i cili është sistemi ku shpallen në kërkim ndërkombëtar personat nga shtete të ndryshme.