Përballja e të penduarit të drejtësisë Luftar Reçi me grupin e Emiljano Shullazit po bëhet me dyer të mbyllura! Avokatja: Jo më 'publicitet'

20 Mars 2023, 11:43

Përballja  e Luftar Recit me të pandehurit e tjerë të grupit të Emiljano Shullazit po zhvillohet në GJKKO me dyer të mbyllura. Kërkesa u bë nga prokurorja Elida Kackini e cila pretendoi se kjo masë kërkohet për të sigurinë e dëshmitarit të mbrojtur dhe deklarimet e tij mund të ndikoje edhe ne sigurinë e personave të tjerë që përmenden ne dëshmi.