Përballja e titullit, sonte Liverpool e Manchester City ‘ndezin’ Anglinë, i ndan 1 pikë në renditje

10 Mars, 12:40 | Përditesimi i fundit: 2024-03-10 12:40:59

Një përballje me shumë histori, që mund të vulosë fatet e titullit kampion, luhet sot në Liverpool mes “The Reds” dhe Manchester City, që i ndan vetëm 1 pikë në renditje. Para betejës Kloop e ka cilësuar Guardiolën si më të mirin në botë, por mbrojtësi i Liverpool Arnold i ka hedhur benzinë zjarrit duke thënë se titujt e Liverpool kanë më rëndësi dhe më peshë se të Manchester Cityt.