Përballja me Kroacinë në Euro 2024, Sylvinho dhe Gjimshiti konferencë për mediat

18 Qershor, 17:26 | Përditesimi i fundit: 2024-06-18 17:58:15

- Trajneri Sylvinho dhe kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, kanë dalë para mediave në prag të ndeshjes së dytë të Grupit B në Euro 2024. Nesër në orën 15:00 kuqezinjtë luajnë kundër Kroacisë në stadiumin e Hamburgut, me të dyja skuadrat që vijnë nga humbjet në ndeshjet e para.

Kuqezinjtë u mundën 2-1 nga Italia dhe Kroacia humbi 3-0 me Spanjën. Për t'u theksuar se Kroaci - Shqipëri është ndeshja e parë në histori mes dy skuadrave.