Përballja zikaltër, Inter-Atalanta në San Siro me disa mungesa! Reali i rekordve pret Vijareal

25 Shtator 2021, 10:43

Sot në Seria A do të luhet një sfidë që në letër duket shumë e vështirë për kampionët e Interit. Zikaltërit presin në San Siro në orën 18:00 Atalanta-n që duket se ka rigjetur rimtin pas nisjes jo të mirë të kampionatit. Te Interi Inzaghi duhet t’ia dalë pa mesfushorët Sensi dhe Vidal, ndërsa Joachim Correa ende nuk është bërë gati. Te Atalanta gjithashtu do të ketë dy mungesa të rëndësishme si Hatebor dhe Muriel. Aktualisht Inter ndodhet në vendin e dytë në renditje, me 3 pikë më shumë se Atalanta e vendit të pestë.