Përdorte telefon të fshehtë për të folur me kriminelët, prova që 'gozhdoi' Besim Hajdarmatajn në KPA dhe vulosi largimin e tij nga sistemi i drejtësisë

5 Gusht 2021, 11:37

Prova që vendosi vulën e përjashtimit nga sistemi i drejtësisë të prokurorit Besim Hajadarmataj ishte ajo e paraqitur ditën e fundit, para vendimit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Kjo provë e ka gozhduar ish kreun e krimeve të rënda duke mbetur pa fjalë kur në kolegj doli fakti se prokurori përdorte një numër telefoni të fshehtë për të komunikuar, numër i cili ishte i regjistruar në emër të një tjetër personi, por që në tabulatet e tij u gjetën bisedat e Hajdarmataj me njerëzit e botës krimit në Laç dhe Shkodër të cilëve ai u kishte mbyllur dosjet e bixhozit, të dhunës, kanosjes dhe pengmarrjes.