Përfaqësuesja e DAR Fier përplaset me maturantët: Kështu po e edukojmë dhe rrisim brezin e ri? Ju pres në zyrë të diskutojmë

14 Qershor 2021, 13:21 | Përditesimi: 14 Qershor 2021, 13:21

Në Fier disa maturantë janë mbledhur brenda ambienteve të Drejtorisë Arsimore Rajonale, ku nuk kanë munguar brohoritjet dhe zhurmat. Pas këtyre ka dalë një përfaqësues e DAR e cila pas kritikave për mënyrën e sjelljes dhe theksimit se këto veprime nuk i përfaqësojnë denjësisht, ajo ka pritur një përfaqësi të maturantëve në zyrë për të diskutuar lidhur me kërkesat e tyre. Ndërkohë nga ana tjetër, maturantët shprehen se kanë një orë që presin aty dhe askush nuk ka dalë për t'i informuar apo dëgjuar.

 

r.k./Shqiptarja.com