Përfshihen nga flakët disa hektarë ullishte në Lushnje, zjarrfikësit hasin vështirësi për shuarjen e zjarrit për shkak të terrenit të thyer

6 Korrik 2021, 17:49 | Përditesimi: 6 Korrik 2021, 17:49

Zjarr në kurorën e gjelbërt të Lushnjes në zonën e njohur si Kodra e Vainit. Zjarri ka përfshirë disa hektarë ullishte, në një sipërfaqe të konsiderueshme. Zjarrfikësit nuk arrijnë dot vatrën e zjarrit për shkak të terrenit të thyer.

KT/Shqiptarja.com