Përfshihen nga flakët magazinat e fabrikës së miellit në Laç, shkak u bë një shkëndijë elektrike

3 Tetor 2023, 11:49

Një fabrike mielli në Laç, u shkrumbua nga zjarri, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale. Flaket u shfaqen rreth orës 11 të mbrëmjes së të hënës, dhe u përhapen me shpejtësi në të gjithë objektin në pronësi të Tonin Locit.