Një 25-vjeçar ka humbur jetën në Durrës pas përfshirjes së një magazine në Fllakë.
Zjarri, i dyshuar nga bombola e gazit, ra në kuzhinën ku gatuhej për punonjësit, e cila ishte e distancuar nga kapanoni ku prodhohen mjete lundruese detare. 25-vjeçari nga Bangladeshi dyshohet të ketë ndërruar jetë nga asfiksia.
Një 30-vjeçar nga Kenia po merr ndihmë mjekësore në spital.



















