Përfshihet nga flakët një banesë në Patos, humb jetën i moshuari

27 Prill 2022, 14:37 | Përditesimi: 27 Prill 2022, 14:37

Një 73-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në fshatin Verbas të Patosit, pasi shtëpia e tij u përfshi nga flakët.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 12:30, ku i moshuari ndodhej brenda në banesë në momentin kur kanë shpërthyer flakët dhe nuk ka mundur të dalë jashtë. Mësohet se viktima ka qenë i vetëm në shtëpi, ndërsa nuk ka mundur të lëvizë për shkak se ishte i sëmurë.

r.k./Shqiptarja.com