Përfshihet nga flakët një servis makinash në Fushë-Prezë, rrezikohet edhe një servis tjetër pranë tij! Dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

4 Korrik 2021, 15:33 | Përditesimi: 4 Korrik 2021, 15:33

Një servis makinash është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Fushë-Prezë. Fatmirësisht, zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale, por flakët rrezikojnë edhe servisin tjetër që ndodhet aty pranë. Në vendngjarje kanë shkuar 3 zjarrfikëse, që po punojnë për shuarjen e flakëve. Paraprakisht dyshohet se zjarri ishte i qëllimshëm, ndërsa nuk bëhen ende me dije të tjera detaje për ngjarjen. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

LR/Shqiptarja.com