Përfshihet nga flakët shtëpia e të moshuarve në Milano, 6 të vdekur, 81 në spital! 3 në gjendje të rëndë

7 Korrik 2023, 07:48

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në shtëpinë e të moshuarve në rrugën Cinquecento në Milano.

Sipas mediave italiane nga zjarri kanë humbur jetën 6 të moshuar dhe dhjetëra të tjera janë plagosur, 3 prej tyre në gjendje të rëndë për jetën.