Përfshihet nga zjarri një banesë në Vlorë, flet kryefamiljarja: Flakën ja vuri djali, është i alkoolizuar

7 Shtator 2021, 19:16 | Përditesimi: 7 Shtator 2021, 19:16

Një banesë ka marrë flakë në lagjen "Partizani" të Vlorës. Si pasojë e flakëve raportohet vetëm për dëme materiale, ndërkohë që nuk ka persona të lënduar.

Në një prononcim për mediat e zonja e shtëpisë thotë se banesën e ka djegur djali i saj i cili është i alkoolizuar. 59-vjeçarja me iniciale D.M tregon se edhe është rrahur nga i biri, ndërkohë që bën apel për ndihmë pasi nuk ka të ardhura që të blejë orenditë që i janë shkrumbuar. Ajo jetonte e vetme pasi burri i është ndarë nga jeta në mënyrë tragjikë pasi ishte vetëvarur.

KT/Shqiptarja.com