Përfundon rehabilitimi i 1.3 km argjinaturë në Vrinë të Sarandës, Salla inspekton investimin: 2 mijë hektarë tokë bujqësore më të mbrojtura

18 Gusht, 13:42 | Përditesimi: 18 Gusht, 13:42

Rreth 2 mijë hektarë tokë bujqësore në Vrinë të Sarandës do të mbrohen më mirë nga përmbytjet, erozioni dhe depërtimi i ujërave të kripura pas rehabilitimit të argjinaturës së kanalit K-17, ndërsa investimi pritet të krijojë kushte edhe për rikthimin e kultivimit të midhjeve në zonë pas 17 vitesh. Faza e parë e punimeve ka përfunduar me përforcimin e rreth 1.3 kilometrave të argjinaturës, si pjesë e një pakete investimesh prej rreth 20 milionë eurosh për sistemin e ujitjes dhe kullimit.

E.H/Shqiptarja.com