Përgatitjet e derbit/ 'Dua dhuratë të hënën', Daja feston 55-vjetorin në stërvitjen e Partizanit! Kapiteni Hoxha: Nuk e mendoj rezultatin negativ me Tiranën

20 Tetor 2021, 14:46

Fitorja mungon edhe pas 5 javësh, por Partizani po e përgatit derbin me Tiranën në një atmosferë tejet pozitive. Në stërvitjen e sotme trajneri Daja ka festuar 55-vjetorin dhe ka kërkuar një dhuratë të veçantë, ndërsa edhe kapiteni Hoxha është nderuar për 300 ndeshjet si futbollist i të kuqve.