Përgatitjet për Portugalinë, kombëtarja U-17 fiton me përmbysje kundër Kosovës! Trajneri i 'dardanëve': Patëm dëmtime

14 Tetor 2023, 18:22

Kombëtarja shqiptare e 17-vjeçarëve ka fituar me përmbysje miqësoren kundër Kosovës, që vlen për përgatitjet e kualifikueseve të Europianit. Trajneri i dardanëve Arbnor Morina thotë se pati shumë probleme me dëmtimet në këtë miqësore.