Zjarri i cili ka rënë prej gati një jave në Patalej të Njësisë Administrative të Kolshit vijon që të jetë aktiv dhe favorizuar nga era gjatë ditës së sotme ka përparuar në anën verilindore.
Nëse nuk ndërhyhet për shuarjen e zjarrit, flakët rrezikojnë që të kalojnë në zonën e bashkisë Mirditë, konkretisht në fshatin Katund i Vjetër.















