Përhapet zjarri në Drenie, kërkohet ndërhyrje nga ajri

12 Gusht, 13:29 | Përditesimi: 12 Gusht, 13:29

Vatra e zjarrit në masivin pyjor të Drenies vijon të jetë aktive edhe gjatë ditës së sotme. Pavarësisht ndërhyrjes nga ajri ditën e djeshme, vatra e zjarrit u riaktizua në mesnatë ku flakët iu afruan edhe banesave, por fatmirësisht ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve zjarrfikëse dhe forcave të ushtrisë shmangu rrezikun.

E.H/Shqiptarja.com