Përjashtimet në PD, Sula: Veprim i nxituar! Lëvizja e Salianjit? Mos të bëhet në lokale me telefonata, të diskutohej në grup! Xhaferri: Pro shkarkimit të Alibeajt

12 Janar 2023, 18:56

Veprim të nxituar e ka cilësuar deputeti demokrat Dash Sula vendimin më të fundit të marrë nga kreu i grupit të PD-së, për përjashtimin e katër deputetëve. I ftuar në Report Tv, Dash Sula tha se ky vendim duhej të ishte marrë pasi të ishte mbledhur grupi parlamentar dhe të ishte diskutuar mes deputetëve. Por si e sheh ai lëvizjen e Ervin Salianjit për të zëvendësuar Alibeajn si kreu i Grupit?