Përjashtimi i Berishës, nënkryetari i PD, Salianji: Basha ishte i detyruar, vendim në interes të demokratëve sepse na le rrugën e hapur me SHBA

20 Shtator 2021, 22:40

Marrëdhëniet e hapura me SHBA-në e 'detyruan' kreun e Partisë Demokratike, që të përjashtojë Sali Berishën nga grupi parlamentar. Kështu ka deklaruar nënkryetari i PD, Ervin Salianji, i cili thotë se pyetja thelbësore që duhet të ngrihet ndërmjet demokratëve është se 'A duhet të mbajë PD marrëdhënie me SHBA apo jo?.  Salianji tha se ky vendim i Bashës është në interes të demokratëve dhe se nuk kishte zgjidhje tjetër