Përjashtimi i Berishës, Ngjela: Ishte i pritshëm, vendimi i Bashës lidhet me kërkesën amerikane

10 Shtator 2021, 22:29 | Përditesimi i fundit: 2021-09-10 22:35:30

Përjashtimi i Berishës nga grupi parlamentar për avokatin Spartak Ngjela ishte i pritshëm. Vendimi i Bashës lidhet me kërkesën e politikës amerikane ndaj të cilës ai nuk mund të dilte kundër. Nëse do kishte kundërshtuar do të humbte karrierën e tij dhe do rëndonte PD. Ngjela e justifikon vendimin e Bashës për të marrë këtë vendim si një analogji të asaj që Berisha ka ndërmarrë në 30 vite ndaj shumë anëtarëve të PD, kritikë kundër tij, një ndër të cilët ishte edhe vetë Ngjela, sëbashku me Gramoz Pashkon e të tjerë, pa vendim kryesie.