Përjashtimi i Berishës, Ngjela për Report Tv: 1500 firmat e tij për referendum, s'rrëzojnë Bashën! Nëse ai s'do godiste Berishën, do rrëzohej si Ramiz Alia

17 Shtator 2021, 19:50

Avokati Spartak Ngjela tha në Report Tv se Berisha e ka të pamundur të rrëzojë Bashën dhe aq më pak me referendum pasi nuk e lejon statuti i PD. Ngjela tha se Basha është zgjedhur me parimin “një anëtarë, një votë” dhe se sulmet e Berishës se do ngrejë demokratët kundër Bashës nuk pinë ujë por shërbejnë vetëm për të krijuar pështjellim shoqëror. Në lidhje me takimet e shpeshta që ambasadorja Yuri Kim ka bërë me SPAK, për Ngjelën janë paralajmërime për ish liderin e PD-së për proces penal për korrupsion.